Veseli kujton heroin Xhavit Haziri

Veseli kujton heroin Xhavit Haziri

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë homazhe këtë të enjte te shtatorja e heroit Xhavit Hazirit. Me këtë rast ka thënë se Xhaviti i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Rezistenca jonë shekullore kundër okupatorit serb, vijoi me gjenerata.


Heroi Xhavit Haziri i takonte gjeneratës e cila përgatiti, ngriti dhe mori pjesë aktive në luftën tonë çlirimtare.

Sot, e kujtojmë me nderim të thellë veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme.

Ai do të kidnapohej nga forcat okupatore, por, shpirti i tij atdhetar, kurrë nuk do të zhduket as nënshtrohet. Atdheut dhe kombit i mungon ende vendi ku të vendosim kurora me lule, por nderimi nuk do të mungojë kurrë.

Lavdi e përjetshme për heroin Xhavit Haziri!

Lexo edhe

Video