Veseli: Izbica është vulë e përpjekjes sonë për liri dhe pavarësi

Veseli: Izbica është vulë e përpjekjes sonë për liri dhe pavarësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar masakrën e Izbicës në të cilën u masakruan 147 shqiptarë nga forcat serbe.

Ai ka thënë se këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do të harrohen asnjëherë, ndërsa shtoi se Izbica është vulë e përpjekjes tonë për liri dhe pavarësi.

Ky është shkrimi i plotë i liderit të PDK-së:


Sot, me dhimbje e nderim të thellë, kujtojmë Izbicën, vendin ku tragjedia njerëzore mori përmasa të papara, 147 qytetarë u masakruan nga armata serbe. Masakra e Izbicës, është dëshmi e gjenocidit me të cilin u përball tërë Kosova në fundshekullin e shkuar, dëshmi se shqiptarët ju pengonin vetëm pse ekzistonin.

Ne nuk do t’i harrojmë këto krime të kryera ndaj popullit tonë, nuk do ta harrojmë Izbicën dhe shpirtin e pa thyer të tyre, sepse, Izbica është vulë e përpjekjes tonë për liri dhe pavarësi.

Për 147 viktimat e Izbicës dhe masakrat e tjera të kryera në Kosovë nga Serbia ne duhet të kërkojmë që përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara për krimet makabre.

Lexo edhe

error: