Veseli: Gëzuar festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë

Veseli: Gëzuar festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli u ka uruar festë e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se sot është një kohë tjetër ku të gjithë jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.

“Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje”, ka shkruar ai në rrjetin social.

Postimi i plotë:

Shumë nga ne, sot nuk do të mund t’i urojmë nga afër prindërit, familjarët, të afërmit, miqtë.


Dhe as besimtarët nuk do të mund të falen në xhami.

Është kohë tjetër kjo, kur jemi të obliguar t’i respektojmë masat dhe ta ruajmë njëri-tjetrin.

Të tjerë, sot kanë dhimbje shumë të mëdha, sepse kanë humbur më të dashurit e tyre në betejë me Covid-19.

Le të shpresojmë që kjo pandemi të kalojë sa më parë dhe me sa më pak vuajtje.

Gëzuar Festën e Bajramit, me lutjen që ditë më të mira të vijnë për të gjithë dhe që secili të ketë paqe e begati.

Lexo edhe

Video

error: