Veseli e Lladrovci vizitojnë pyjet e djegura në Drenas – bëjnë apel për kujdes

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka vizituar sot Komunën e Drenasit, ku së bashku me kryetarin Ramiz Lladrovci kanë vizituar pyjet që janë djegur gjatë ditëve të fundit në këtë komunë.

Nga atje kreu i PDK-së ka bërë thirrje që të ruhen pyjet, derisa ka thënë se vendi që sot e kanë vizituar është monument i lirisë pasi në atë pjesë kanë qëndruar heronjtë e Kosovës gjatë luftës.

Veseli ka falënderuar të gjithë zjarrfikësit që kanë qenë të angazhuar në fikjen e këtyre zjarreve gjatë 48 orëve të fundit.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre.


Ai deklaroi se kanë vetëm 16 zjarrfikës në nivel komune dhe se për gjatë 48 orëve të fundit ata kanë punuar pa ndërprerë.

I pari i Drenasit u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë që keqbërësit të dalin para drejtësisë.

Ndërkaq, drejtori i Zjarrfikësve në Drenas, Afrim Gjeli, tha se këto zjarre të shkaktuara konsiderohen të qëllimshme pasi nuk ka pasur temperatura të larta. Ai tha se të gjithë zjarrfikësit tashme 48 orë janë duke intervenuar në ato pjesë malore.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë ditës ka vizituar edhe xhaminë e cila është djegur në këtë komunë, si dhe ka vizituar fermerët.

Lexo edhe

Video

error: