Verstappen triumfon sërish në Abu Dhabi

Verstappen triumfon sërish në Abu Dhabi

Max Verstappen i Red Bullit ka fituar garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi pasi Charles Leclerc i Ferrarit mundi shokun e skuadrës së holandezit Sergio Perez për të siguruar të dytin në këtë kampionat.

Fitorja e Verstappen ishte e 15-ta e tij në vitin 2022, duke zgjatur rekordin e ri që ai ka vendosur këtë vit për fitore në një sezon të vetëm.


“Ishte një garë e mirë,” tha Verstappen. “E gjitha kishte të bënte me menaxhimin e gomave. Mendoj se ne u kujdesëm mjaft mirë duke menaxhuar deri në fund situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.”

“Fitorja e 15-të e sezonit është e pabesueshme. Ka qenë vërtet e këndshme të punosh me të gjithë ekipin dhe të arrish diçka të tillë. E di që do të jetë e vështirë të përsëritet, por është gjithashtu një motiv shumë i mirë për të provuar dhe të bëhem edhe më i mirë vitin e ardhshëm”, tha në fund Verstappen.

Lexo edhe

Video