Vërshimet në Podujevë, Bulliqi premton ndihmë për dëmet e shkaktuara
Lexohet për: 1 min.
326997708_496070319274786_7733071655142751521_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga vërshimet e ditëve të fundit në Komunën e Podujevës, dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive dhe infrastrukturë rrugore.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se sot ka vizituar disa nga familjet të cilat kanë pësuar më tepër nga vërshimet ditëve të fundit në Komunën e Podujevës.

“Nga afër kam parë edhe intervenimet që po bëhen nga kompanitë e kontraktuara për zgjerimin e shtratit të lumenjëve dhe sanimin e rrugëve. Nga vërshimet dëme janë shkaktuar në shtëpi banimi, biznese private, toka bujqësore, ferma të bagëtive, infrastrukturë rrugore etj. Ne kemi ngritur Komisionin për Vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore, ku tashmë komisioni ka filluar punën për vlerësimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara. Pas pranimit të raportit, bazuar në mundësitë tona komunale, si dhe duke kërkuar edhe ndihmën e institucioneve qendrore do të ndihmojmë qytetarët tanë”, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024