Vërshimet në Malishevë, vetëm një urë e bllokuar, akset e tjera rrugore të kalueshme

Vërshimet në Malishevë, vetëm një urë e bllokuar, akset e tjera rrugore të kalueshme

Komuna e Mlaishevës njoftoi se sot është qetësuar situata nga vërshimet në territorin e saj duke përjashtuar vetëm një urë në rrugën Mirushë-Gurbardh, e cila është mbuluar nga uji.

Sipas Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Malishevë të gjitha akset tjera rrugore janë të kalueshme.


Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, ka konfirmuar se të gjitha rrugët janë të kalueshme, përjashtuar rrugën Mirushë-Gurbardh, por që qytetarët kanë rrugë alternative dhe nuk është asnjë vendbanim i bllokuar.

Rexha, ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë në terren në monitorim të situatës dhe pavarësisht rënies së nivelit të ujit në lumin Mirusha, situata do të monitorohet, pasi mund të ketë shkrirje të shpejtë të borës dhe të reshura tjera gjatë pasdites dhe mbrëmjes, bazuar edhe në parashikimin e IHMK.

Lexo edhe

Video

error: