Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Verratti: Nëse vjen Messi, ua pasoj topin atij dhe Neymarit dhe ndalem e i shikojë

Verratti: Nëse vjen Messi, ua pasoj topin atij dhe Neymarit dhe ndalem e i shikojë

Marco Verratti pranon se është i ngazëllyer nga lajmet se ylli i Barcelonës Lionel Messi mund të transferohet te Paris-Saint-Germain.

Marrëveshja e Messit me Barcelonën përfundon në fund të sezonit dhe me Barçën që është në vështirësi financiare, mundësitë që ata ta mbajnë yllin argjentinas janë të pakta.

Manchester City është i lidhur me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë, por është PSG ajo që duket se ka avantazhin në garën për të kapur të shkëlqyeshmin e të gjitha kohërave.

Verratti, i cili ka qenë në PSG që nga viti 2011, ka pranuar se ai do të mirëpriste ardhjen e Messit në “Parc des Princes”, përcjell KosovaPress.


Duke folur për “Canal +”, mesfushori ndërkombëtar i Italisë shpjegoi: “Sigurisht, unë do të doja të luaja me Messin.”

“Ta kisha atë në skuadër do të ishte diçka madhështore, do të ishte një gjë më shumë që futbolli do të më jepte mua.”

“Unë do t’i jepja topin Neymarit dhe Messit dhe do të qëndroja prapa që të kënaqesha duke i parë.”

PSG është kritikuar nga Barcelona për deklarata e tyre në lidhje me të ardhmen e Lione Messit, me Verrattin i cili flet pas deklaratev të Leonardo Paredes dhe Angel Di Marias.

Lexo edhe

Video

error: