Veron: Messi nuk po ndihet mirë te Barcelona

Veron: Messi nuk po ndihet mirë te Barcelona

“Lionel Messi nuk po ndihet rehat te Barcelona”, kështu ka deklaruar ish-reprezentuesi i Argjentinës, Juan Sebastian Veron, përcjell KosovaPress.

Ylli argjentinas kishte kërkuar largimin nga Barcelona gjatë afatit kalimtar, por më pas arriti një marrëveshje me klubin katalanas për të vazhduar qëndrimin në “Camp Nou”.


“E shoh Messin që nuk po ndihet rehat duke luajtur në një klub i cili ndodhet në tranzicion. Në të gjitha këtij vite, ai ishte lojtari kryesor i skuadrës, por tani ata janë në tranzicion dhe po përpiqen që të gjejnë identitetin e ri. Shihet qartë se klubi po dështon t’ia krijojë komoditetin Messit për të luajtur në skuadrën aktuale.”

“Ai është lojtar i cili kërkon që gjithmonë të jetë në top formë.”, tha në fund ish-mesfushori i Chelseat dhe Interit.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.