Veriu nga sot me orë policore të propozuar nga Serbia

Veriu nga sot me orë policore të propozuar nga Serbia

Pas propozimit të kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që nga e diela në Serbi të aplikohet ora policore nga ora 17:00 – 05:00 të mëngjesit, pritet që edhe në veri të Kosovës të aplikohet një masë e tillë.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se shtabi i krizës në veri të Mitrovicës, ka marrë vendim pro propozimit të kryetarit të Serbisë, i cili dje gjatë një konference për media, ka bërë të ditur për masa të reja rreth mbrojtjes nga virusi korona.


Kjo masë do të vlejë për katër komunat veriore, Leposaviq, Zveqan, Zubin Potok dhe Mitrovicë Veriore.

Ndryshe, veriu i vendit para dy ditësh ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në atë pjesë, duke aplikuar edhe kufizimin e lëvizjes nga ora 20:00- 05:00.

Lexo edhe

error: