Verërat e shijshme të “Kosova Wine” shijohen e vlerësohen në të gjithë botën

Verërat e shijshme të “Kosova Wine” shijohen e vlerësohen në të gjithë botën

Rahoveci vazhdon ta ruajë traditën dymijë vjeçare të vjeljes së rrushit dhe prodhimin e verërave. Këtë traditë e ruan me fanatizëm edhe kompania tashmë e njohur edhe jashtë vendit “Kosova Wine”.

“Kosova Wine” është emri që përfaqëson një traditë të gjatë të prodhimit të verërave nga Kosova dhe garancia e një cilësie të lartë dhe një angazhimi pa kompromis për të prodhuar verë të mirë.

Verërat e “Kosova Wine” prodhohen nga rrushi i rritur në vreshtat e kantinës së kësaj kompanie, duke transformuar frutin në shishe me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme. Në fakt, cilësia është gjithmonë fjala kyçe në “Kosova Wine”: nga kujdesi për vreshtat, deri në prodhimin e verës dhe shërbimin e klientit.

Pronari i kësaj kompanie, Fatmir Shehu, tregon se si çdo shishe “Kosova Wine” është krijuar me mjeshtëri për t’u shoqëruar me shumë ushqime, momente dhe emocionet të jetës tuaj. Ai thekson se është shumë e rëndësishme për ta që të përdorim vetëm përbërësit më cilësorë për të prodhuar verën më të mirë.

Shehu thotë se bodrumi ka filluar punën në kohë për vjeljen e vitit 2015, me pajisjet më modern e të kohës së fundit. Duke filluar nga një sistem pneumatikë për shtrydhjen e rrushit dhe fermentimin e tij, në tanqe inoksi, ku është ndërtuar sistemi për kontrollimin e temperaturës gjatë fermentimit.

E pajisjet e Kosova Wine dhe përvoja e kësaj familjeje janë të denja për prodhimin e verërave kulminante nga rrushi i shkëlqyer i tokës së Kosovës.

Për një verë të shkëlqyer duhet të fillosh me rrush të shkëlqyer e Shehu tregon për llojet e rrushit në vreshtat e Kosova Wine dhe për vjeljen që nis në muajin shtator.

“Vjelja e rrushit zakonisht nis në fillim të muajit shtator me varietetet e rrushit Pinot Noir, Chardonnay dhe Riesling, etj.. Tash jemi në kohën e vjeljes së rrushit të varieteteve Syrah dhe pas një jave do të jetë edhe Cabernet Sauvignon… Kjo nis në fillim të muajit shtator dhe zgjat deri në muajin tetor, varet nga varieteti se cili është i gatshëm për vjeljen e rrushit që është pjekuria e duhur ”, ka thënë ai.


Në botën e prodhimit të verës, çelësi i suksesit është fruti i rrushit dhe njerëzit me të cilët punon. Vreshtat e “Kosova Wine” kanë dhënë me kalimin e kohës rezultate gjithmonë e më të mira, ndërsa falë njerëzve të jashtëzakonshëm dhe aftësive të tyre të shkëlqyera në prodhimin e verës, prodhohet një verë e jashtëzakonshme.

E kjo ka bërë që verërat e “Kosova Wine” të shijohen edhe përtej Atlantikut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe në vendet kryesore evropiane. Mirëpo, Shehu thotë se synim i kompanisë mbetet që vera cilësore e “Kosova Wine” të depërtojë në çdo vend të mundshëm evropian.

“Prej brendeve ne i kemi Pinot Noir, kemi Vranac, kemi Cabernet Sauvignon, Merlot dhe Syrah. Ne momentalisht jemi në tregun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gjermani dhe në Zvicër dhe kemi synim që të përhapemi në të gjithë Evropën”, u shpreh ai.

Pronari i KosovaWine, Fatmir Shehu thotë këtë vit kanë dal me tre brende të reja të verërave. Ai shton se me njërën nga brendet, nga 6 mijë ekspozues në Berlin, KosovaWine ka fituar edhe një çmim në janar të vitit 2020.

“Produktet me të shitura i kemi dy brende që janë “Premium” dhe “Besa”. ‘Kosova Wine’ ka disa risi, tash kemi dalë me tre brende të reja është Kalaveshi, që është vera e bardhë Sauvignon Blanc, kemi Antigona Rose dhe po ashtu kemi dal edhe me verën Harmony. Ne kemi arritur me “Besën” të fitojmë vendin e parë në Berlin, prej 6 mijë ekspozuesve, ne e kemi fituar vendin e parë që është vera me e mirë në janar të 2020-s, po ashtu për kualitetin e venës mund të them lirisht se jemi lider për kualitet në të gjitha trojet e Ballkanit”, ka thënë Shehu.

Kosova Wine gjithashtu prodhon pije alkoolike si Rakia e Rrushit ‘Grenjza’, që për Shehun është një nga brendet më unike të kompanisë që drejton, pasi ka 24 karat flori të ushqyeshme dhe që përpunohet në një mënyrë të veçantë.

Lexo edhe

Video

error: