Veprimtaria 25-vjeçare e Shoqatës së të Burgosurve prezantohet përmes një ekspozite

Për nder të 25-vjetorit të themelimit të Shoqatës së të Burgosurve Politik të Kosovës(ShBPK), është hapur ekspozita e objekteve ku shoqata ka zhvilluar aktivitetet e saj. Shoqatë kjo që u themeluar që të mos ketë të burgosur politik e as burgje.

Kryetari i ShBPK-së, Hydajet Hyseni, tha se me funksionimin 25-vjetë të kësaj shoqate ka dëshmuar se vuajtjet dhe idealet i bashkojnë njerëzit. Ai ka potencuar se personat në dhomat e specializuara në Hagë por edhe në burgjet e tjera duhet të lirohen.

“Thonë vuajtët dhe idealet i bashkojnë njerëzit më fortë se gjithçka tjetër dhe ne në një mënyrë tek ne është dëshmuar edhe funksionimi i përbashkët tashmë 25 vjeçare në themelimin e shoqatës sonë unike, është unike, gjithëpërfshirëse dhe në thelbin e saj ekskluzivisht gjithë atdhetare dhe gjithë paravajtëse[…] ShBPK është themeluar me dëshirën e sinqertë që jeta e saj të jetë sa më e shkurtër qe të mos ketë të burgosur politik dhe as nevoja për burgje politike, që brezat që vijnë ta gjejnë historinë e burgut politik në arkiva e në dokumentarë dhe jo brenda grilave. Me këtë rast përsërisim kërkesën tonë që veprimtarët dhe luftëtarët e pafajshëm të lirisë që po mbahen me vite në burgun  dhomat e specializuara dhe në burgjet e tjera, të lirohen nga burgu, dhe të kthehen shëndosh e faqebardhë,” thotë ai.


Kurse Selatin Novosella, sekretar i shoqatës tha se në këtë aktivitet ishte një projekt për një libër i cili do të kishte 500 faqe, por në mungesë të vullnetet nuk është publikuar.

Por nuk lë pa përmendur edhe veprimtarin Adem Demaçi si dhe Jakup Krasniqin.

“Kjo veprimtari 25-vjeçare sot është barë përpjektë të prezantohet në një ekspozitë.(01:50)Kam një bindje që ky aktivitet është  dashur të përfshihet në një libër, në një monografi e cila do të ishte më së paku me 500 faqe ku do të përfshiheshin shkrimtarët, shkencëtaret. Me keqardhje e them se projekti ishte që të bëhet kjo monografi që sot të përurohet në mungesë të vullnetit të mjaftueshëm ai libër nuk është, shpresojmë në ndonjë rast tjetër”, ka thënë ai.

Po ashtu vlen të theksohet se  në këtë ekspozitë u ndanë edhe shumë mirënjohje për shumë veprimtarë të kësaj shoqate. Mirënjohje u nda edhe për Agjencinë e Lajmeve KosovaPress.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: