Vengu në bazën ajrore të Kuçovës: Dronët “Bayraktar” së shpejti në gatishmëri edhe për emergjencat
Lexohet për: 1 min.
VENGU
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Pas testit të kaluar me sukses për misione gjatë natës, dronët “Bayraktar” do të kalojnë së shpejti në funksion monitorues 24 orë në shtatë ditë të javës, si një element mbështetës i rëndësishëm krah autoriteteve vendore në betejën kundër zjarreve.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcës Ajrore Gjeneral brigade Ferdinant Dimo inspektuan bazën ajrore të Kuçovës dhe njësinë e dronëve, e cila tashmë është plotësuar me personel të kualifikuar.

Kjo njësi tashmë ka rritur gatishmërinë edhe pas trajnimit të pilotëve për misionet në kushtet e errësirës.

Dronët UAV janë përdorur prej disa ditësh në operacionet e përbashkëta me forcat e tjera në luftën kundër zjarreve, për një evidentim më të saktë të vatrave.

Rezultatet e imazheve të dronëve “Bayraktar” do të jenë kyçe për të mbështetur bashkitë edhe në procesin e evidentimit të dëmeve të krijuara nga zjarret./ATSH

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025