Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem në dakordancë të plotë me vendimin e SHBA…

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem në dakordancë të plotë me vendimin e SHBA…

Vendosja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem në dakordancë të plotë me vendimin e SHBA për zhvendosjen e ambsadës nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe me ligjin e aprovuar në Senat “S. 1322”

Një akt për të zyrtarizuar zhvendosjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, dhe për qëllime të tjera, e tronditi botën. E inicuar si ligj nga Kongresi i 104-të i Shteteve të Bashkuara, hyri në fuqi efektivisht më 8 nëntor 1995 “E drejta publike 104-45”. Historia legjislative e ligjit u prezantua në Senat si “S. 1322” nga senatori i SHBA Bob Dole më 13 tetor, 1995. Komiteti i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesëve për Marrëdhënie Ndërkombëtare e kaloi në Senat më 24 tetor 1995 me vota (93-5), derisa në Dhomën e Përfaqësuesëve kaloi në favor për (374-37),më 24 tetor 1995. E lënë pa u nënshkruar nga presidenti Bill Clinton, u bë ligj më 8 nëntor 1995.

Pavarësisht nga kalimi, ligji mbeti i pazbatuar nga presidentët Clinton, Bush dhe Obama, Presidenti Donald Trump nënshkroi vendimin presidencial në qershor 2017, përpara se të njoftojë njohjen e Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit, më 6 dhjetor 2017, dhe fillimin e zhvendosjes së ambasadës në Jerusalem. Ky hap ligjor i presidentit amerikan pasoi pas disa postimeve paralajmëruese ne Twitter, dhe bisedave të drejtpêrdrejta me liderët arab, duke ua bër atyre me dije zyrtarizimin e vendimit të presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem për të përmbushur premtimin e dhënë gjatë fushatës zgjedhore për pozitën e të parit në glob.


Ky adresim i qartë mbështeti për muri botën arabe dhe shumicën e shteteve botërore, që u dëshmua me një votim kundërshtues. Sipas “CNN” vendimi i Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit u dënua nga 128 vende në një votim të Kombeve të Bashkuara. Nëntë vende mbështetën vendimin e SHBA, 35 abstenuan dhe 21 të tjerë nuk morën pjesë në votim.

Turqia dhe Jemeni bashkë-sponsorizuan projekt-rezolutën që u bëri thirrje të gjitha vendeve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në Jeruzalem.

Më vonë, një ftesë “Save the Date” ishte dërguar nga ish ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley në 64 adresat e 64 vendeve që nuk e mbështetën rezolutën për të marrë pjesë në një pritje në Shtetet e Bashkuara”, për t’i falënderuar për miqësinë e tyre

Edhepse Shqipëria u pozicionua në anën e shumicës ashtu sikurse shtetet e BE-së stepi shqiptarët anë e këndë botës, sidomos komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilët me postimet e shumta në “facebook” shprehën pakënaqësinë e tyre, duke vënë në spikamë lidhjet natyrore shqiptaro-amerikane në të kaluarën historike por edhe në të tashmen me pranimin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e pakursyer ushtarake dhe diplomatike të pavarësisë së Kosovës. Pa Amerikën shqiptarët do t’i ekspozoheshin një rreziku permanent nga fëqinjtë, duke ua rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Pse Shqipëria nuk ishte në taborin e shteteve mike të disa shteteve të BE-së ishte e habitshme, ndër to Polonia 38 milionëshe, vend anëtar i BE – abstenoi. Çekia me 10 milionë banorë, vend anëtar i BE – abstenoi. Hungaria 10 milionë banorë, vend anëtar i BE – abstenoi. Rumania 21 milionë banorë, vend anëtar i BE – abstenoi. Letonia, 2 milionë banorë, vend anëtar i BE – abstenoi. Kroacia, 4 milionë banorë, vend anëtar i BE – abstenoi. Ndër shtetet që abstenuan ishte edhe Bosna dhe Hercegovina. Duke marrë parasysh të gjitha këto fakte qeveria shqiptare u “qortua”, për shkak të mundësië se u ndikua nga Turqia, duke lëkundur besueshmërinë e SHBA për te, edhepse ajo ishte ndër vendet e pakta e cila përkrahu angazimin e përbashkët ushtarak të shteve të koalicionit me forcat komando shqiptare për çlirimin e Bagdadit nga Sadam Hyseini. E menduar se Shqipëria dhe shqiptarët janë partneri më besnik i amerikanëve në Ballkan dhe në Evropë, edhe për shkak të interesave të saj gjeostrategjike nuk ka vend për hamendësime . Edhe ndonjë gaf i pamatur dhe i paqëllimt diplomatik i diplomacisë shqiptare, edhe për shkak të interesave të saj të bashkëbunimit të Shqipërisë me BE nuk do të ketë pasoja në relacionet diplomatike në mes të dy shteteve dhe dy kombeve, të cilët i lidhë e kaluara e miqësisë së përbashkët natyrore.

Lexo edhe

Video

error: