Vendosë Interi, Asllani nuk shitet
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Interi nuk ka dyshime, Kristjan Asllani nuk do të largohet. Vet reprezentuesi shqiptar e ka përsëritur disa herë dëshirën për të qëndruar dhe tashmë në të njëjtën vij janë edhe drejtuesit e skuadrës zi e kaltër.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, rreth shqiptarit ka një synim serioz për të ndërtuar një projekt të mirëpërcaktuar. Shitja e Marcelo Brozovic, përveç financimit të ardhjes së Davide Frattesit, ka si pasojë edhe rritjen e ish-lojtarit të Empolit, i cili do të jetë mbështetës i Hakan Calhanoglut, i cili do të kalojë përfundimisht në rolin e organizatorit, përcjellë KosovaPress.

Për Interin, Asllani është një pasuri për t'u vlerësuar dhe për këtë arsye përjashtohet çdo mundësi për t’u larguar, vetëm nëse trajneri Simone Inzaghi nuk paraqet ndonjë propozim të ri.

Minutazha në lojë do të rritet në mënyrë të pashmangshme dhe më në fund Kristjani do të ketë shansin për t'u shfaqur në ndeshje të mëdha në sezonin e ri.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024