Vendimi për ndalimin e qarkullimit mbetet në fuqi deri më 12 prill

Vendimi për ndalimin e qarkullimit mbetet në fuqi deri më 12 prill

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen korresponduese ku është vendosur që vendimi për ndalimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve nga ora 17:00 dhe deri në orën  të mbetet në fuqi deri më datë 12 prill.

Sipas Qeverisë, situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.


Qeveria në detyrë nëpërmjet një komunikate thotë se mbetet në fuqi vendimi për ndërprerjen e procesit mësimorë,  ai që ndalon hyrje daljet e qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Malishevës, si dhe vendimi për shpalljen e Emergjencës për Shëndetin Publik.

Situatën epidemiologjike, ministri në detyrë i Ministrisë së Shëndetësisë do ta ri-vlerësojë çdo ditë dhe në lidhje me secilin vendim të lartcekur, pas konsultimeve paraprake me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ministrive të tjera të linjës dhe ekspertët përkatës, mund t’i rekomandojë Qeverisë mbetjen në fuqi, ndryshimin apo plotësimin ose shfuqizimin e tyre.

Vendimi obligon institucionet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e tij, ndërsa ky vendim i Qeverisë së Republikës së Kosovës shfuqizon vendimin Nr. 01/18 i datës 28.03.2020 i cili rregullonte zbatimin e vendimeve të lartcekura.

Lexo edhe

Video