Vendimi i UEFA-s, FFK-ja tregon masat që do të merr
Sport
Lexohet për: 3 min.
Vendimi i UEFA-s, FFK-ja tregon masat që do të merr
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për të gjobitur Federatën Rumune të Futbollit me 128 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues, pas  thirrjeve raciste, ksenofobe dhe gjuhës së urrejtjes nga tifozët rumunë në ndeshjen e Ligës së Kombeve Rumani-Kosovë.

​UEFA merr vendim për ndeshjen Rumani-Kosovë • KosovaPress

Komisioni Disiplinor i UEFA-s ka marrë vendim zyrtar për që fitorja me rezultat zyrtar 3:0 t’i takojë Rumanisë, derisa Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar me 6 mijë euro gjobë për ndeshjen e zhvilluar më 15 nëntor në Bukuresht, por e ndërprerë në minutat shtesë për shkak të fyerjeve ndaj lojtarëve të Kosovës.

“Ne nuk jemi dakord me vendimin për t’i hequr Kosovës tri pikë në tavolinë dhe për ta shpallur rezultatin 3:0 në favor të Rumanisë. Për këtë vendim, FFK do të bëjë ankesa dhe do të apelojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, duke vazhduar të mbrojë të drejtën dhe integritetin e Kombëtares sonë”, thuhet në reagim.

FFK: Racizmi dhe thirrjet anti-Kosovë në Rumani, sulm ndaj vlerave të futbollit dhe dinjitetit të Kombëtares • KosovaPress

FFK thotë se Kombëtarja e Futbollit ka vlerësuar saktë situatën kur vendosi të lërë fushën në shenjë proteste ndaj thirrjeve raciste, mesazheve provokuese politike dhe sjelljeve të tjera diskriminuese.

Fyerjet raciste ndaj dardanëve, ndërpritet përfundimisht përballja Rumani-Kosovë • KosovaPress

FFK thotë se tashmë ka dorëzuar një kërkesë formale për të marrë vendimin e plotë nga UEFA, për të pasur qasje të plotë në të gjitha detajet dhe arsyetimet ligjore që kanë çuar në këtë vendim dhe pas pranimit të vendimit të plotë.

“Ne do të përdorim çdo shkallë tjetër të apelimit që kemi në dispozicion për të kundërshtuar heqjen e pikëve, e cila nuk reflekton drejtësinë dhe nuk pasqyron përpjekjet tona për të mbrojtur vlerat sportive. Ky rast nuk është thjesht një sfidë për futbollin kosovar, por një betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format e tij. Lojtarët tanë treguan një guxim të jashtëzakonshëm dhe qëndrim shembullor duke refuzuar të luajnë në kushte të padenja, dhe ky vendim i UEFA-s është një dëshmi e qartë që gjuha e urrejtjes, racizmi dhe mesazhet provokuese politike nuk kanë vend në futboll”, thuhet në reagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024