Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vendimet e Qeverisë për shpronësimin e tokave për autostrada

Vendimet e Qeverisë për shpronësimin e tokave për autostrada

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronësimin e disa pronave të paluajtshme.

Është marrë vendim për shpronësimin e pronave të paluajtshme ish-shoqërore për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish shoqërore, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) për: Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Pejë, Komuna Pejë. Ndërtimi i Objektit të ri të Gjykatës Themelore në Prizren, Komuna Prizren.     Renovimi dhe ndërtimi i ish objektit të filialës së “Jugobankës” në Mitrovicë, për nevoja të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Komuna Mitrovicë”, thuhet në vendimin e qeverisë.


Po ashtu është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim të pronave të paluajtshme për ndërtimin e Autostradës së Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë.

“Në Zonën Kadastrale Bresallc, Komuna Gjilan, e cila preket nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë; Në Zonën Kadastrale Balincë Komuna e Malishevës, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N9, Prishtinë-Pejë dhe; Në Zonën Kadastrale Milloshevë, Komuna e Obiliqit, e cila preket nga ndërtimi i Rrugës Nacionale N2 Prishtinë-Mitrovicë. Në vazhdim të mbledhjes, kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për anulimin, ndryshimin dhe plotësimin e pjesërishëm të Vendimit Përfundimtar Nr.12/71, datë 23.10.2018, me të cilin janë miratuar shpronësimet e pronave të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë”, Segmenti Banullë – Bresallc, që prek komunat Lipjan (Zonat Kadastrale Banullë, Sllovi, Smallushë), Novobërdë (Zona Kadastrale, Parallovë) dhe Gjilan (Zonat Kadastrale Bresalc, Ponesh dhe Zhegovc)”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Qeveria ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të Objekteve të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i “Çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit’’, në fshatin Studençan, Komuna e Suharekës.

Lexo edhe

Video

error: