Vëllaznimi fiton duelin me Ponte Prizrenin

Vëllaznimi fiton duelin me Ponte Prizrenin

Klubi i basketbollit, Vëllaznimi ka regjistruar sot fitore tejet të rëndësishme, ku përballë kishte Ponte Prizrenin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Vëllaznimi e ka mposhtur Ponte Prizrenin me një epërsi prej tetë pikësh, respektivisht me shifrat 74:66, raporton KosovaPress.

Rezultati i pjesës së parë ishte 39:26, ku çereku i parë tregonte shifrat 18:17 kurse i dyti 21:9, gjithnjë në favor të Vëllaznimit.


Prizrenasit u rikthyen në lojë në çerekun e tretë, ku rezultati ishte në favor të tyre 24:18, por nuk vazhduan me të njëjtën paraqitje edhe në çerekun e fundit, ku shifrat tregonin 17:16 në favor të Vëllaznimit.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 20 pikë e tri kërcime, kurse te Ponte Prizreni më të dalluarit ishin Dachon Burke me 25 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime dhe Urim Zenelaj me 18 pikë e nëntë kërcime.  

Kuqezinjtë tani kanë gjashtë fitore dhe shtatë humbje, krahas Ponte Prizrenit që ka gjashtë fitore e gjashtë humbje.

Rezultati final, 74:66 (18:17, 21:9, 18:24, 17:16) në favor të Vushtrrisë.

Lexo edhe

Video