Vëllazëroren e parë e fiton Shqipëria, mposht Kosovën në “Kukës Arena”

Vëllazëroren e parë e fiton Shqipëria, mposht Kosovën në “Kukës Arena”

Kombëtarja e Shqipërisë në grupmoshat U17 ka shënuar fitore kundër Kosovës U17, ndeshje kjo miqësore e parë mes këtyre dy kombëtareve.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Kukës Arena”, Shqipëria U17 shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Kosovës U17, përcjell KosovaPress.


Në minutën e 24’ kuqezinjtë fitojnë një penallti, pasi që Dejvi Metaj depërton në zonë dhe pengohet, ndërsa atë e konkretizoi me gol kapiteni Adi Kurti, i cili shënon me saktësi për 1:0.

Rezultati deri në fund nuk të ndeshjes ndryshon dhe Shqipëria U17 e fiton miqësoren e parë 1:0, ndërsa pas dy ditësh do të luhet edhe miqësorja e dytë mes dy skuadrave po në stadiumin “Kukës Arena”.

Dy teste mjaft të vlefshme për kuqezinjtë e ekipit Kombëtar U-17 si dhe për stafin kuqezi për të monitoruar nga afër dhe për të parë në aksion elementët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2022/2023 për këtë grup-moshë, ku shorti e ka vendosur ekipin e Bulkut në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

Lexo edhe

Video