Veliu takohet me kryeshefat e agjencive të MPB-së

Veliu takohet me kryeshefat e agjencive të MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, mbajti sot takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së, me të cilët ka diskutuar lidhur me  vendimet dhe rishikimet e vendimeve për pandeminë COVID-19.

Në takim u bisedua për planin e aprovuar legjislativ, obligimet e secilës agjenci në veçanti, projektet kapitale dhe përshpejtimin e procedurave, si dhe u raportua rreth strategjive dhe përfshirja e secilës agjenci në strategjitë e caktuara.


Në fund të këtij takimi, u bisedua lidhur me organo-gramin e ri të MPB-së, rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm dhe raportin me rekomandime nga Avokati i Popullit.

 

Lexo edhe

Video

error: