Veliu: Sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Veliu: Sot fillon mbledhja e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë

Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, thotë se sot do të fillojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Agim Veliu i cili dje u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti thotë se gjatë kohës sa kishte udhëhequr me këtë dikaster ky i fundit nuk ka pasur mundësi t’i ndërhynte në punë. Zotohet se ai nuk i nënshtrohet askujt, raporton KosovaPress.


“Unë besoj se, gjatë ditës së sotme do të fillojë procesi i mbledhjes së nënshkrimeve dhe në momentin që ato do të kompletohen do të procedohen në kryesinë e kuvendit për tu proceduar më tutje”, shprehet Veliu.

Ai në një emision në Televizionin Publik të Kosovës deklaroi se që nga procesi para dhe pas zgjedhor ka kundërshtuar dhe ka pasur hezitime për koalicion. Kjo pasi që siç thotë ai, duke njohur filozofinë dhe Lëvizjes Vetëvendosje dhe dallimet në mes dy partive. Ai shkon edhe më tutje. Veliu konsideron se partia me të cilën kanë qeverisur gjatë këtyre ditëve nuk ka kuadro.

“Unë nuk kam pasur pengesa as nuk kam pasur ndihmesa, sepse Kurti e ka ditur që unë nuk I nënshtrohem asnjë presioni dhe kërkese të tij. Unë punën time e kryej në bazë të rregullave ashtu sic edhe kërkohet në bazë të ligjeve. Ai e ka ditur që kërkesat e tij do të jenë të kota”, deklaron ai. /Sh.Pajaziti

Lexo edhe

error: