Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Veliu refuzon që të raportoj për shkarkim të Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion

Veliu refuzon që të raportoj për shkarkim të Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes që të raportoj lidhur me shkarkimin e ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion. E mos prezenca e tij nga anëtarët e këtij komisioni u konsiderua si papërgjegjësi nga  ministri Veliu.

Meqenëse, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtje për raporti, anëtarët e këtij komisioni patën propozime që ai të ftohet në interpelancë në Kuvendin e Kosovës, ku do të jepte sqarime për shkarkimin e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zhvillimet tjera në këtë institucion. Propozime pati edhe për formim të një komisioni hetimor lidhur me shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion. Por u vendos që për interpelancën të votohet pas krimit të një liste ku edhe do të vendoset arsyeja e ftesës së Veliut në interpelancë. Ndërsa, për komisionin hetimor nuk u morë ndonjë vendim.

Kryetarja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fatmire Kollçaku tha se përkundër që atij i janë ofruar dy data për raportim Veliu nuk ka pranuar të jetë i pranishëm për raportim në këtë komision me arsyetim se ka agjendë.

Deputetja  nga Lëvizja Vetëvendosje këtë e ka konsideruar si papërgjegjësi nga udhëheqësi i  Punëve të Brendshme. 

E për shuarjen e Task-Forcës Kollçaku propozoi edhe krijimin e një komisioni hetimor parlamentar.

“Meqenëse nuk kemi arritur ta kemi sot ministrit këtu ne duhet të bëjmë një zgjidhje mendoj se ne si deputet  meqenëse unë kam një propozim për ju si deputet për të inicuar një komision hetimor nevojitet komisioni I përhershëm I Kuvendit të Kosovës dhe t’i ketë 6 deputetë apo 1/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës  ne nuk jemi komisioni i përhershëm jemi si komisioni funksional. Por ne si deputet anëtar I të gjitha subjekteve politike  kemi mundësi që përmes gjashtë deputetëve apo komisionit të vendosin firma për inicim të një komisioni hetimor parlamentar lidhur me këtë vendim të pasqaruar nga qeveria që ka marr vërejtje të shumta në të gjitha nivelet”, theksoi Kollçaku.

Bashkëpartiaku i saj, Rexhep Selimi tha se për mos ardhjen për raportim të ministrit Veliu duhet komisioni dhe deputetët t’i ndërmarrim tri veprime.

Ai tha se Task-Forca për luftimin e korrupsionit është shuar në momentin kur më së shumti është dashur për luftimin e kësaj dukurie. Selimi tha se ministri i Punëve të Brendshme duhet të jap sqarime dhe të tregoj motivet reale për shkarkimin e ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Ne si komision mund ta thërrasim në interpelancë kur të dakordohemi. Propozoj se kur një ministër nuk raporton para komisionit, interpelanca është hapa tjetër që duhet të ndërmerret. Çështja e dytë është zhbërja e Taks-Forcës kundër korrupsionit. Korrupsioni  gjithmonë është problem  dhe gjithmonë duhet të luftohet, sa më shumë  të tjerët problem aq më shumë duhet të luftohet dhe të jetë e mirë pritshme sa herë që krijohen mekanizma për luftim të korrupsionit. Task-Forca Anti-korrupsion nuk ka qenë mekanizmi I vetëm ka edhe shumë mekanizma tjerë por shuarja e këtij mekanizmi në kohën kur qeveria duhet të vepronte menjëherë për luftën me korrupsionin ka indikacione se kjo është bërë me qëllime tjera. Ndoshta nuk është kështu, prandaj ministri do duhej të raportonte…Veprimi I dytë është që Komisioni duhet të mbledh përfaqësues të grupeve parlamentare që jemi prezent dhe ose bëjmë grup punues për të parë nevojën për shuarjen të task forcës dhe e treta shkarkimi I drejtorit të Policisë“, tha Selimi.

E të papranueshme dhe injorim mos pranimin e ftesës për raportim  nga ana e Veliut e ka konsideruar anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu. Musliu tha se kjo është vetëm një kamuflim  dhe papërgjegjësi e tij për tu përgjigjet në çështjet e ngritura nga ana e komisionit.


“Papërgjegjësi e plotë sepse të paktën është dashur që të arsyetoj mungesën me një agjendë se çka ka ministri se sa të vijë dhe të raportoj para organit më të lartë siç është Komisioni Parlamentar apo deputetë e Kuvendit të Kosovës….Mendoj se kjo qeveri duhet ta ndal arrogancës sepse në fund të fundit Policia është e Kosovës dhe jo e partive politike , nuk dua të merrem me emra konkret  por duhet të merrem me institucionin i cili fatkeqësisht ka filluar të degradohet dhe fatkeqësisht ka filluar ta humb respektin tek qytetarët e Kosovës… Ne nuk kemi nevojë që ministri të na dojë por  thjesht ministri e ka obligim që të na përgjigjet tek komisioni. Nëse ministri, Agim Veliu nuk ka pasur për të shkuar me pi kafe tek Haki Rugova në Istog nuk e di se çka ka pasur tjetër që të vijë dhe të raportoj para komisionit parlamentar”, u shpreh Musliu.

Krahas partive opozitare, për mos prezencën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu  për raportim në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kritika adresoi edhe deputeti partia që bashkëqeverisin,   AAK Bekë Berisha i cili tha se nëse ministri Veliu nuk vjen për raportim duhet të ftohet në interpelancë.

Por lëvdata pati për veprimet e qeverisë sa I takon shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj,si dhe shuarjen e Task-Forcës Anti-Korrupsion.

“Sa i përket shkarkimit të drejtorit  unë  e kam kërkuar vetë dhe i kam dhënë arsyetime e mija dhe qëndroj prapë në atë punë dhe unë në këtë aspekt kur të përcaktohem për t’i bërë një të mirë të vendit nuk i bëhet as  argat i partisë time e as të juaj  dhe qëndroj në atë dhe mendoj se është bërë mirë. Dhe gjithashtu pata paralajmëruar se ky që vjen tjetri është më i zi se ai që ka shkuar….Sa i përket shkarkimit të Task-Forcës edhe këtë e kam kërkua unë e kam kërkua para se me u arrestua Haki Rugova. Arsyet se i kam kërkuar shkarkimin ka qenë  një Nazmi Musfata që ka qenë udhëheqë i kësaj task-force është arrestua për korrupsion, kjo ekip është formuar para 10 viteve ka  funksionuar jashtëligjshëm sepse Task-Forca të tilla bëhen për një çështje të caktuar dhe kanë mandate  të caktuar dhe shkojnë pastaj, asgjë nuk kanë bërë“, tha ai.

Berisha madje pati edhe vlerësime për aksionin në Karaçevë.

“Operacioni në Karaçevë ky operacion ka filluar me qindra policë që e kemi trajtuar bashkë me 600 policë qëllimi ka qenë me zhduk njëfarë oaze të krimit se do kazino po funksionojnë bile ju më së shumti  keni pas bërtit për këtë punë. Ky operacion në fund përfundoi me arrestua disa pronor  të mishtoreve, kaq është efekti i saj as nuk përmenden aparate të kazinove, as kazino ato ishin improvizim me dërrasa, 14 kilogram kafe, një pëllumb, dy shota do edha dhe na u paraqit  si operacioni si asgjë hiq. Sot janë disa njerëz për gjynah në burg për shkak se jo e ke ble lopën jo e ke shitur lopën. A kështu po u dashka me funksionuar shteti jonë, siguria kjo është marre….Bash për këtë punë kemi me u përballë me ministrinë në interpelancë ne ka me na shpjeguar këtë operacion se goxha fort u bë në medie se shiko çka po bëjmë dhe përfundoi me disa edha dhe shota”, u shpreh Berisha.

Në mbrojte mos për prezencë në Komision për raportimit, ministrit, Agim Veliu i doli bashkëpartiaku i tij, Hatim Baxhaku.

“T’i jepen 2-3 data siç ka kërkuar dhe pastaj nëse nuk përgjigjet në këto data sigurisht që duhet të ftohet në interpelancë dhe të merren hapa tjerë…. Mendoj se kjo është ndërhyrje direkt e qeverisë në drejtësi, dhe kjo Task-Forcë në këtë mënyrë e themeluar është një mjet i qeverisë për ta parandalua korrupsioni dhe jo për ta luftuar korrupsionin”, tha Baxhaku.

Kujtojmë që gjatë të hënën e javës së shkuar, kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti ka vendosur që ta shuaj veprimtarinë e Task-Forcës Anti-Korrupsion. E ky veprim ngjalli reagime të shumta madje u konsideruar edhe si hakmarrje politike.

Kurse, javë më pari Hoti kishte marr vendim edhe për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me arsyetim për performancë të dobët. /B.Ibishi/

Lexo edhe

Video

error: