Veliu: LDK ka qenë dhe mbetët parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit

Veliu: LDK ka qenë dhe mbetët parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit

Agim Veliu i cili mbanë postin e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thotë se kjo parti gjithmonë ka qenë dhe do të mbetët parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit. Këto komente Veliu i ka thënë në 31 vjetorin e themelimit të LDK-së dega në Podujevë.

Ai ka shkruar se kujtojnë dhe nderojnë themeluesin e arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, ish-presidentin Ibrahim Rugova.


“Të nderuar anëtarë, aktivistë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

Sot, në 31 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, partisë së parë me vlera demokratike e institucionale, lëvizjes së parë politike në vend, uroj gjithë strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së, këtë ditë të rëndësishme për Podujevën por edhe gjithë Kosovën. Kujtojmë dhe nderojmë sot themeluesin, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova si dhe gjithë veprimtarët, aktivistët që kontribuuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci. Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë, duke pasur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të saj, për çka edhe sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e poashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës. LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit. Urime! Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës, Zoti e bekoftë LDK-në”, ka shkruar Veliu.

Lexo edhe

Video

error: