Veliu e vlerëson pozitiv raporton e DASH-it për trafikim me njerëz

Veliu e vlerëson pozitiv raporton e DASH-it për trafikim me njerëz

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019. Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.

Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, i cili ka thënë se sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake.

Për këtë ai ka falënderuar të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore

Ky është postimi i tij i plotë:

 

Të dashur qytetarë,

 

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar raportin për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2019.

 


Të bashkëngjitur gjeni vlerësimin tim si Ministër i Punëve të Brendshme.

 

Sipas raportit të DASH-it, Republika e Kosovës vazhdon të listohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, derisa raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës.

 

Rrjedhimisht, sipas raportit, Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet e viteve paraprake.

 

Në raport theksohet puna e shkëlqyeshme e Policisë së Kosovës, më saktë, e njësisë kundër trafikimit, e cila vazhdon të arrijë dhe regjistrojë rezultate të shkëlqyeshme nga viti në vit, derisa rekomandohen përmirësime në fushën e gjykimeve përfundimtare dhe financimin e shtëpive të sigurta për viktimat e trafikimit.

 

Me këtë rast dua të falënderoi të gjithë anëtarët e Autoritetit Kombëtar për luftë kundër trafikimit me qenie njerëzore për punën e tyre të palodhshme, duke u zotuar njëkohësisht se në koordinim me institucionet e tjera shtetërore, do të angazhohemi në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASH-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Lexo edhe

Video

error: