Vejusha e zezë japoneze humb apelin, do të ekzekutohet

Vejusha e zezë japoneze humb apelin, do të ekzekutohet

Vrasësja seriale në Japoni, e njohur si “Vejusha e Zezë”, ka humbur sot apelin final për t’i shpëtuar ekzekutimit me vdekje.

Chisako Kakehi ishte 60-vjeç kur filloi zbavitjen e saj vdekjeprurëse, duke vrarë tre partnerë të moshuar – përfshirë një burrë me të cilin ishte martuar për më pak se një muaj.

Ajo gjithashtu pranoi se u përpoq të vriste të dashurin e katërt duke përdorur aksidentalisht një dozë të ulët të cianidit, armën e saj të zgjedhur. Ai më vonë vdiq nga kanceri.

74-vjeçarja kishte përfituar rreth 8.8 milionë dollarë pas vdekjeve të partnerëve, shumicën e të cilave i humbi në tregun e aksioneve.

Ajo e pranoi vrasjen e burrit të saj gjatë gjykimit të saj, dhe më pas tërhoqi rrëfimin.


“Nuk më dhanë para pasi u martova me të,” tha ajo në gjykatë, sipas Japan Times. “Nuk kam ndërmend ta fsheh fajin. Do të vdes nëse dënohem me vdekje”, shtoi Kakehi.

Avokatët e saj apeluan dënimin me vdekje në vitin 2017 duke argumentuar se vuan nga demenca, por gjykata e lartë japoneze refuzoi apelin duke i hapur rrugë finalizimin të ekzekutimit për Kakehi.

Gruaja u bë e njohur në mediat japoneze si Vejusha e Zezë, duke marrë emrin e merimangës që vret mashkullin e saj pas çiftimit.

Ajo u shpall fajtore për vrasjen e dy të dashurve dhe të bashkëshortit të saj, të gjithë me moshë nga 70-80 vjeç, mes viteve 2007-2013. Bashkëshorti i saj, 75-vjeçari Isao Kakehi, vdiq një muaj pasi u martuan në vitin 2013.

Kakehi ka dhe tre bashkëshortë të tjerë që kanë vdekur, por nuk ka prova për ta akuzuar si vrasëse të tyre.

Video