Vehbi Zogaj, kandidati i LVV për këshilltar në Istog që premton të jetë zë i fortë kundër padrejtësive në arsim

Vehbi Zogaj, kandidati i LVV për këshilltar në Istog që premton të jetë zë i fortë kundër padrejtësive në arsim

Në listën e kandidatëve për Asamblenë komunale të Istogut të Lëvizjes Vetëvendosje bën pjesë edhe Vehbi Zogaj, një aktivist i dalluar në shumë prej periudhave të vështira në të cilat ka kaluar vendi ndërsa kontribut të çmuar ka dhënë edhe në arsim. Ai i është bashkuar vizionit të Vetëvendosjes dhe premton të jetë zë për ngritjen e cilësisë në arsim dhe kundër padrejtësive në këtë sektor.

Vehbi Zogaj ka lindur më 9 shkurt të vitit 1973 në fshatin Kaliqan të Istogut. Shkollën e mesme e kreu në Gjimnazin “Haxhi Zeka” në Istog, ndërsa studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin Histori.

Në protestat e studentëve të vitit 1997 u bë pjesëmarrës dhe organizator i këtyre protestave, e më pas u bashkua edhe në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


Në vitin 2004 u punësua si mësimdhënës i lëndës së historisë në Shkollën Fillore “Zymer Zeka” në Kaliqan, ndërkohë që punon edhe në Shkollën e Mesme “Mithat Frashëri” në Gurrakoc si profesor i historisë.

Veprimtaria e tij politike është e hershme, e së fundmi iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje duke synuar të bëhet pjesë e ndryshimit për Istogun.

Si këshilltar i ardhshëm i Kuvendit Komunal të Istog, Zogaj premton të jetë zë i fortë kundër padrejtësive, sidomos në fushën e tij të arsimit.

Vehbi Zogaj në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje mbanë numrin 26.

Lexo edhe

Video

error: