3-Third

,

Drejtat Autoriale

,

Ngjarjet Kryesore

,

Shëndetësi

,

Tema

,

Video

Pas shpalljes së koronavirusit pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), si dhe konfirmimit të tri rasteve të para me këtë virus në vendin tonë, qeveria e Kosovës ka përforcuar masat kundër përhapjes së këtij virusi.

Por sa të rrezikuar ndihen qytetarët në Mitrovicë dhe sa kanë frikë nga koronavirusi, ata kanë dhënë mendimet e tyre, teksa përmendin se veç krijuesi mund t’i ruaj.

Rasim Uka, qytetar i Mitrovicës, thotë se nuk ka frikë nga situata më e re e krijuar nga koronavirusi.

Sipas tij, ai nuk ka marrë masa kundër këtij virusi, sepse mbështetjen e gjen tek krijuesi.

Driton Idrizi, një qytetar tjetër nga Mitrovica, ka bërë të ditur për KosovaPress se qytetarët duhet të kenë kujdes, por pa shkaktuar panik.

Feride Istrefi, poashtu qytetare, tha se ka marr masa dhe po përpiqet maksimalisht të mbrohet nga ky virus, duke shprehur bindjen e saj se veç Zoti mund ta ruaj më së miri.


Në anën tjetër, Fevzi Sylejmani, drejtor i Qendrës së Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, situatën e ka pasqyruar të qetë dhe stabile në këtë institucion, por edhe në Mitrovicë në përgjithësi, sa i përket koronavirusit.

Sipas tij, asnjë rast deri tani nuk është konfirmuar me këtë virus në qytetin e Mitrovicës, ndërsa shpjegon të gjitha masat që janë ndërmarrë për parandalimin e virusit, duke përfshirë dezinfektimin, shpërndarjen e materialit mbrojtës, si dorëza, maska, për personelin që janë në kontakt me pacientët etj.

Ai shtoi se masat që janë ndërmarrë, tregojnë një vigjilencë dhe gatishmëri të mirë, në mënyrë që kjo situatë të tejkalohet sa më lehtë.

Sylejmani ka apeluar si shumë të rëndësishme që të mos krijohet paniktek qytetarët, sepse është një virus respirator që ka një fillim dhe mbarim.

 

Lexo edhe

Video