Një person që ishte i prekur me Covid-19, vdiq gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informoi se gjatë 24 orëve të fundit u konfirmuan edhe 13 raste të reja, derisa u shëruan 14 persona.
Raste aktive me Covid-19 në Kosovë janë 202.
