Një foshnje 5-muajshe ka vdekur dje derisa ka qenë në trajtim mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.”, ka informuar Policia.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.