Hendbolli kosovar ka mbetur pa një personalitet shumë të rëndësishëm. Të mërkurën ka ndërruar jetë profesor Muhamet Alaj, sinonim i hendbollit në Deçan dhe kontribues shumë i madh i hendbollit kosovar në përgjithësi.
Profesori Alaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, ka bërë të ditur Federata e Hendbollit të Kosovës, përcjellë Kosovës.
Ishte hendbollist i dalluar në klubin Normalisti e më pas për shumë dekada kontribues në pozita e poste të ndryshme në sportin e hendbollit. Ka bërë të mundur që Deçani të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit në Kosovë, falë punës së tij plot përkushtim e pasion. Nga hendbolli nuk është ndarë deri në fund të jetës, ndërsa vepra që ka lënë do të mundësoi që të kujtohet gjithnjë me respektin maksimal.
Profesor Alaj është nderuar nga Federata e Hendbollit të Kosovës me Mirënjohje për Vepër Jetësore. Ishte selektor i Kosovës në vitet 1980-ta. Ka qenë anëtar i Bordit të FHK-së në disa mandate, ndërsa ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pavarësimin e hendbollit kosovar.