Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vdes veprimtari Fahri Buçinca

Vdes veprimtari Fahri Buçinca

Sot ka ndërruar jetë veprimtari Fahri Buçinca i cili ka dhënë kontribut të madh, sidomos në fushën e arsimit.


Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi në një telegram ngushëllimi, ka ngushëlluar familjen Buçinca, duke thënë se kjo vetëm ata si familje por edhe Kosova humbi një prej njerëzve më të dashur e më të vlerësuar në fushën e arsimit.

“Fahriu ka qenë intelektual i cili ka dhënë kontribut të madh përmes shkrimeve publicistike. Kontribut të veçantë ka dhënë me botimin e fejtoneve në fushën e arsimit, kulturës e trashëgimisë kulturore.  Po ashtu, Fahriu me angazhimin e tij kontribut të çmuar ka dhënë edhe për arsimimin dhe emancipimin e femrës shqiptare. Ikja e tij nga kjo botë ka lënë një boshllëk të madh në shoqërinë tonë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të Fahri Buçincës”, thuhet në telegram ngushëllimi të Dumoshit.

Video

error: