Vdes punëtori sportiv Fazli Azemi, MKRS-ja ngushëllon familjen e tij

Vdes punëtori sportiv Fazli Azemi, MKRS-ja ngushëllon familjen e tij

Ish-punëtori i KF Llapit dhe i KF Besianës, Fazli Azemi ka ndërruar jetë. Lajmin e ka konfirmuar ekipi i Llapit, të cilët i kanë dërguar një telegram ngushëllimi familjes Azemi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen Azemi dhe të gjithë bashkëpuëntorët e të ndjerit.

Telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së punëtorit sportiv, Fazli Azemi:


E nderuara familje e Fazli Azemit, bashkëpunëtorë, miq e dashamirë të tij, Me pikëllim të madh e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Fazli Azemit, punëtorit të madh e të paepur të futbollit i cili ka dhënë kontribut të çmuar për këtë sport në vendin tonë.

Sidomos do të mbetet i paharruar kontributi i Fazliut në klubet llapjane Besiana dhe Llapi. Ai u dallua si shërbëtor i futbollit me punën e madhe në këtë sport dhe si rezultat I angazhimit të tij dhe me virtytet e larta që e karakterizonin, ka fituar respektin dhe mirënjohjen e të gjithëve. Ishte mik i jashtëzakonshëm jo vetëm për futbollistët, por edhe për opinionin futbolldashës llapjanë e më gjerë.

Andaj, më lejoni të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella, familjes së Fazliut, miqëve e dashamirëve të tij, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, si dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për humbjen e një punëtori kaq të zellshëm.

I paharruar qoftë emri i Fazli Azemit, u prehtë në paqë dhe i lehtë i qoftë dheu.

Lexo edhe

error: