Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vdes pronari i restorantit ku shpërtheu bombola e gazit

Vdes pronari i restorantit ku shpërtheu bombola e gazit

Ka vdekur edhe pronari i restauronit “Steakhouse”, Genc Sopa, i lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i cili i ka shprehur ngushëllime familjes dhe miqëve të të ndjerit.


“Me dhembje të madhe, mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të pronarit të restaurantit “Steakhouse”, të lënduar rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit këtë fillimvit, Genc Sopa. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mjekëve, solidaritetin qytetar, përpjekjet institucionale, Genci na dha lamtumirën, duke na pikëlluar thellësisht. Genc, pusho në paqen e paskajshme! Ferizaj humbi një qytetar të vyer, një ndërmarrës të suksesshëm, një shpirt fisnik e një mik gjithmonë të qeshur. Fjalët janë të varfëra të shprehin dhembjen. Mbahuni të fortë familje e nderuar Sopa, miq e të njohur të të ndjerit. Dritë pastë shpirti i tij i pastër. Ngushëllime të sinqerta”, ka shkruar ai.

Përndryshe, më 5 janar 2021 në Ferizaj eksplodoi një bombolë gazi në restorant, ku la të lënduar disa persona. Ndërsa, në muajin shkurt nga ky rast ka vdekur një vajzë.

Lexo edhe

Video

error: