Një person ka vdekur në Klinë pasi ishte goditur nga treni. Rasti ka ndodhur në Klinë të enjten rreth orës 06:00 në rrugën “Ilir Merturi”.
Policia në Pejë ka njoftuar se viktima ishte dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës.
“Viktima ёshtё dërguar me autoambulancë në spitalin rajonal në Pejë, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës. Në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si Hetim i vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.