Vdes pas rrëzimit të helikopterit, trupi i ish-sportistit rus ushqim i arinjve

Vdes pas rrëzimit të helikopterit, trupi i ish-sportistit rus ushqim i arinjve

Një ish-sportist rus nuk ka arritur t’i shpëtoj vdekjes pas rrëzimit të helikopterit, ndërsa më pas trupi i tij u tërhoq zvarrë dhe ishte ushqim i arinjve.

25 vjeçari i ndjerë, Igor Malinovskii, ishte duke pilotuar një helikopter “Robinson” në rajonin e njohur turistik Kamchatka kur ai u rrëzua më datën 16 korrik.

Komunikimet me helikopterin humbën për shkak të motit të keq, kurse dyshohet se ka marrë flakë pasi është përplasur me tokën.


Ekipet e shpëtimit gjetën mbetjet e djegura të helikopterit të quajtur “Nadezhda”, që nënkupton “shpresë”, në Luginën e Gejzerëve në gadishullin Kamchatka, në lindjen e largët të Rusisë.

Po ashtu, sipas raportimeve nga rajoni i Kamchatkas, besohet se trupi i pajetë i Malinovskiit ishte tërhequr zvarrë nga arinjtë, të cilët më pas janë ushqyer me të.

Regjioni i Kamchatkas njihet për mbipopullimin me kafshë të egra, ku thuhet se afro 14,000 arinj jetojnë në të.

Malinovskii ishte sportist i njohur rus i cili luante në biatlon, sport ky i cili përfshin skijimin dhe gjuajte me pushkë ajrore.

Lexo edhe

Video