Vdes një qytetar brenda objektit të komunës së Prishtinës

Vdes një qytetar brenda objektit të komunës së Prishtinës

Në mëngjesin e sotëm një qytetar ka vdekur tek sportelet e Komunës së Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Sot rreth 08:30, kemi pranuar informatën për një person të alivanosur rrugën “UÇK” në Prishtinë, saktësisht në ndërtesën e komunës. Me të arritur në vendngjarje është konstatuar se personi është pa shenja jete. Viktimë në këtë rast është një person (mashkull), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka treguar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë edhe se hetuesit policorë bashkë me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar rrethanat lidhur me rastin.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tregoi Ahmeti për KosovaPress.

Lexo edhe

Video