Vdes një person që u aksidentua mbrëmë në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Mbrëmë në ora  20:25 në lagjen Emshir në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore.

Sipas Policisë, në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë një këmbësore dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e  cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës N.L,  femër, 68 vjeç, e ka konfirmuar sot rreth orës 07:30, ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësi i motoçikletës është në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025