Vdes një person në Prizren, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll

Vdes një person në Prizren, iu keqësua gjendja derisa po luante futboll

Një person ka vdekur në Prizren. Policia njofton se gjendja e tij shëndetësore u keqësua teksa ishte duke luajtur futboll.

Viktima raportohet të ketë ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.


Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke luajtur futboll, i është keqësuar gjendja shëndetësore. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.  Me vendim të prokurorit, trupi i pa jete i viktimës dërgohet në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lexo edhe

Video