Në mediat kroate po raportohet se një shtetas i Kosovës është aksidentuar dje në Soline në Kroaci, me një veturë tjetër, shoferi i së cilës ka vdekur.
Ndërsa, raportohet se gjashtë persona të tjera janë lënduar.
Media kroate “Index. hr” ka raportuar se aksidenti është shkaktuar nga 40-vjeçari i Kosovës i cili ishte me veturën me tabela sllovene.
Raportohet se shoferi kosovar doli në korsinë e kundërt dhe përplasi veturën tjetër me targa kroate.
Në spitalin e Dubrovnikut është edhe shoferi kosovar për shkak se ka pësuar lëndime të rënda. Lëndime kanë pësuar edhe pasagjerët në veturën e tij, po ashtu shtetas të Kosovës. Një grua 42 vjeçe dhe një 11-vjeçar kanë pësuar lëndime të rënda dhe të rrezikshme për jetë. Një 18-vjeçar tjetër raportohet se është liruar nga spitali me lëndime të lehta.