Vdes një person në aksident trafiku
Siguri
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Sipas Policisë së Kosovës, në këtë aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë të cilat kanë qenë në lëvizje.

Për aksidentin me fatalitet Policia është njoftuar në orën 13:15.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka bërë të ditur Policia.

Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024