Vdes një i burgosur në Spitalin Rajonal të Pejës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, njofton se sot në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri A.J. (50).

I burgosuri nga fillimi i mbajtjes së dënimit është pranuar me probleme të rënda shëndetësore, si pasojë tërë kohën është trajtuar në Stacionarin e burgut sipas rekomandimeve të specialistëve përkatës të SHSKUK-së. Kohëve të fundit, qe nga 13.03.2024 ka qenë i shtrirë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku edhe ka ndërruar jetë në Kujdesin Intensiv të këtij spitali. Organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024