Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë. Bashkëshorti i saj ka raportuar në polici se vdekja e gruas ndodhi për shkak trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor.
Me këtë rast policia ka njoftuar se kanë filluar procedurat hetimore.
“Shtime 17-21.12.2021 – NN. Më 24.01.2022 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se për shkak të trajtimit të pa ndërgjegjshëm mjekësor apo mos kujdesit, bashkëshortja e tij viktima femër kosovare e cila ka qenë shtatzënë së bashku me e fëmijën e saj kishte ndërruar jetë. Rasti është në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.