Vdes një grua në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Vdes një grua në një aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj

Një grua ka humbur jetë në një vetaksident që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.


Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka treguar për KosovaPress se vetaksidenti ka ndodhur në ora 04:30.

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor. Si pasojë e këtij vetaksidenti një person femër ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, katreguar Borovci.

Lexo edhe

Video

error: