Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vdes nga rryma elektrike burri i zhveshur që shtyu pasagjerët në binarët e metrosë së Nju Jork – video

Vdes nga rryma elektrike burri i zhveshur që shtyu pasagjerët në binarët e metrosë së Nju Jork – video

Një burrë i zhveshur shkaktoi terror dje në një stacion metroje në Nju Jork, para se të binte vetë në binarë ku vdiq nga kontakti me rrymën elektrike.

Autoritetet thanë se një burrë i zhveshur, i trazuar nga shëndeti mendor ose në influencën e drogave, shtyu një pasagjer duke e hedhur nga platforma në binarë në stacionin Street-Central Park North në zonën e Harlem.

Incidenti shokues, një pjesë e të cilit ishte kapur në kamera nga një anëtar i publikut, tregoi se një kalimtar u hodh për të ndihmuar njeriun që ishte shtyrë në rrugën e trenit që po afrohej.

Por sapo vullnetari dashamirës tentoi të ndihmonte të sulmuesin, edhe burri i zhveshur u hodh në binarë dhe nisi të përleshej me të.

Gjatë përleshjes, sulmuesi i zhveshur preku binarët elektrikë të trenit të metrosë dhe vdiq prej kontaktit me rrymën.


Dëshmitarja Lawreese Fluellen tha për rrjetin ABC-NY: “Pashë një burrë që ra në binarë, dhe ishte një tjetër zotëri që po përpiqej ta ndihmonte, më pas dhe burri i zhveshur u hodh te ata poshtë në binarë.”

Shoferi i trenit arriti të ndalonte mjetin para se të arrinte te njerëzit në binarë. Dy të lënduarit në incident kishin marrë vetëm plagë të lehta dhe u trajtuan në spitalin St Luke’s Hospital aty pranë.

Ndërsa sulmuesi i zhveshur, i shpall i vdekur në skenën e ngjarjes.

Një punonjës e stacionit tha për New York Post: “Këto gjëra po ndodhin shpesh. Dua të them, ne jetojmë në New York, ju e dini është bërë sot metroja”.

Incidenti i pazakontë shkaktoi kaos në transportin e gjithë qytetit, ndërsa shërbimi në linjën  Upper Manhattan u pezullua për gati një orë prej ndërprerjes së rrymës elektrike në binarë për marrjen e trupit të vdekurit./tch

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: