Ka vdekur në Spitalin e Pejës një person i cili është plagosur pasdite në një lokal në Klinë.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, Gazmend Bojaj.
“I plagosuri është sjellë në QKMF në Klinë, i është dhënë ndihma, edhe unë kam qenë pjesë e ekipit, pastaj rasti është dërguar në Spitalin e Pejës. Nga atje është konfirmuar vdekja e tij”, ka deklaruar ai.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe se Policia është në kërkim të tij.