Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vdes kitaristi dhe punuesi i faqes së parë të KosovaPress-it, Valton Berisha

Vdes kitaristi dhe punuesi i faqes së parë të KosovaPress-it, Valton Berisha

Anëtari i rock bendit të njohur shqiptar të viteve 90-ta, “Purgatory”,  Valton Berisha ka ndërruar jetë sot si pasojë e një sulmi në zemër.

Berisha gjatë luftës u angazhua me kontributin e tij si atdhetarë me fillimin e punës së KosovaPress-it në krijimin e faqes së parë të Agjencisë së lajmeve KosovaPress dhe mirëmbajtjen e faqes dhe serverit, duke u përballur gjatë gjithë kohës me sulmet nga hakerët serbë, kontribut të cilin e vazhdoi edhe për disa vite pas lufte.

Pas çlirimit të vendit, Valtoni u rikthye në Prishtinë për të kontribuar në hapjen e një shkolle të CISCO-s dhe më pas vazhdoi me punën e tij të dashur, programimin, duke shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë një programues dhe biznesmen i suksesshëm dhe CEO i kompanisë “Concorn”.

Kontributin e tij nuk e ndali asnjëherë në përkrahje softuerike të mediave siç është rasti edhe me Gazetën Infokus.

Pavarësisht punës, biznesit dhe sukseseve të tij, Valtoni nuk u largua asnjë herë nga pasioni për muzikën.

Në 2019, me insistimin e tij dhe të shokëve të bendit “Purgatory” ata u rikthyen pas plotë 23 vjetësh për të performuar bashkë në rock koncertin e mbajtur në Prishtinë.

Valton Berisha ka lënë pas vetes bashkëshorten Brikena Berisha dhe dy fëmijë, djalin Dorianin dhe vajzen Kleitan.


Agjencia e Lajmeve KosovaPress i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe miqve të shumtë të Valtonit.

Këto janë disa nga këngët e shpirtit të rock bendit “Purgatory”

Retë e Zeza
https://www.youtube.com/watch?v=cLB1IO4J6mo

Jakup Ferri
https://www.youtube.com/watch?v=H3RIahGeIoE

Do ti Lutem Qiellit
https://www.youtube.com/watch?v=8KCTSzSDfx4

Shqiponjat
https://www.youtube.com/watch?v=fvoeY5b3PyU

Nëna
https://www.youtube.com/watch?v=NerQYZ5HrxY&t=79s

Largesia
https://www.youtube.com/watch?v=Cejj1iX4myk

Video

error: