Vdes foshnja e rrëmbyer nga një majmun në Tanzani

Vdes foshnja e rrëmbyer nga një majmun në Tanzani

Një djalë një muajsh ka vdekur në Tanzani pasi u rrëmbye nga një majmun i cili kishte hyrë në shtëpinë e tyre, thonë autoritetet.

Fëmija po ushqehej me gji nga nëna e tij kur një turmë majmunësh pushtuan shtëpinë e tyre në Mwamgongo në Kigoma, pranë Parkut Kombëtar Gombe në Tanzaninë perëndimore.


Nuk është e qartë se çfarë lloj majmuni sulmoi nënën, raporton BBC.

Komandanti rajonal i Kigoma, James Manyama tha se fëmija kishte vdekur pasi fshatarët u përpoqën të përdornin forcën kundër majmunit për të shpëtuar fëmijën.

Manyama tha se foshnja u plagos në kokë dhe qafë dhe më vonë ndërroi jetë teksa po merrte trajtim.

Lexo edhe

Video