Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Vdekja e prokurorit Krasniqi vlerësohet humbje e madhe për Prokurorinë Speciale

Vdekja e prokurorit Krasniqi vlerësohet humbje e madhe për Prokurorinë Speciale

Sistemi Prokurorial në Kosovë ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prokurorit të Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi. Nga të pranishmit, Krasniqi u vlerësua si prokuror i ndershëm që punoi me integritet dhe profesionalizëm.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj tha se vdekja e papritur e prokurorit Krasniqi është humbje e madhe për tërë sistemin e drejtësisë.

Vdekja dhe largimi i tij nga kjo botë është humbje e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por për tërë sistemin prokurorial dhe sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës. Me këtë rast më lejoni që në emër tim dhe gjithë stafit të Prokurorisë Speciale t’iu shpreh ngushëllime më të sinqerta për humbjen e prokurorit Enver Krasniqi. Ai ishte dhe mbetet shëmbëlltyrë i njeriut të ndershëm, i cili me dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit ku punoi, drejtësisë dhe vendit të tij”, tha ai.

Përmes një telegram ngushëllimi, kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi tha se me vdekjen e prokurorit Krasniqi sistemi i drejtësisë humbi një profesionist të madh.


Sistemi i drejtësisë e humbi një profesionist të madh. Vdekja dhe largimi i tij në këtë botë nuk është humbje e madhe vetëm për ju si familje. Por edhe për sistemin prokurorial. Për të cilin prokurori Krasniqi shërbeu me dinjitet dhe përkushtim dhe integritet të lartë”, tha ai.

Ndërsa e bija e prokurorit të ndjerë, Erina Krasniqi u shpreh falënderues ndaj të pranishmëve.

“Mblodha forcën që kisha të flas për një person aq të madh, figurën më të dashur timen. Figurën e një djali shembullor, një vëllai besnik dhe zemër mirë, një bashkëshorti të shkëlqyeshëm dhe një babe madhështor. Kemi pas shumë plane dhe ëndrra së bashku[…]ndihemi krenar, krenar që jemi rritë prej dy prindërve ma të mirë në botë. Ju falënderoj prapë për ngushëllimet e juaja, unë e di çka ka dashtë babi prej neve dhe deri në frymën e fundit do të mundohem me bë krenar dhe përmbush sadopak”, u shpreh ajo.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Enver Krasniqi ndërroi jetë mbrëmë si pasojë e një arresti kardiak.

Lexo edhe

Video

error: