Vazhdon të jetë e bllokuar rruga në Jarinje

Situata e përgjithshme në ditën e pestë të protestës në Jarinje është e qetë dhe pa ndonjë incident.

Rruga vazhdon të jetë e bllokuar dhe vërehet numër dukshëm me i vogël i protestuesve ndërsa më i madh i atyre që kalojnë kufirin këmbë nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas.


Policia vazhdon të jetë e pozicionuar nëpër punkte përgjatë kufirit, duke mbajtur situatën nën kontroll.  Përkundër përpjekjeve të ekipit tonë për të marrë mendimin e ndonjë qytetari rreth kësaj situate, ata nuk kanë pranuar të flasin. 

Derisa po raportojmë, mësohet se situatë e ngjashme po mbretëron edhe në kufirin e Bërnjakut.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.